Shkodër, ma mushe zemrën plot!

U gzova fort për ty, kur pashë se me sa fanatizëm e ruen qytetarinë tane, që është mishërim i kulturës tonë shqiptare. Edhepse tan kohën në luftë të madhe me ndryshimet e shëmtume që na i ka sjell jeta e çmendur moderne mbas kapitalizmit, e antivlerat e botës online t’rrjeteve sociale, ti kishe mbet zojë e ranë e rranjëve tona.

Pranaj, zemra t’mushet plot kur i knon Shkodrës: aty ku thuhet me qetësi e buzëqeshje ‘nadja e mirë’, ku muhabeti nuk asht sipërfaqësor por plot jetë e dashni, ku secilit i knon shpirti e i buzëqeshë zemra nga dashnia për tjetrin, ku hala ka respekt për mysafirët e konakut e ku shqiptari nuk konsiderohet turist por vlla.

Të pafsha përhere kshtu, e ta marrsha t’keqen, Shkodër locja jonë.
Mirupafshim herën tjetër!
Me dashni,
Rame