Të ashpra kanë qenë tonet në debatin e pak minutave më parë në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i është drejtuar zv. Kryeministres e njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, si përfaqësuese e krimit të organizuar.


Ai u shpreh se ajo nuk ka të drejtë të flasë për drejtësi, ndërkohë që është e korruptuar vetë.

Bardhi: I çove lekët në kompaninë e tij dhe bëje shoping me të jashtë shtetit. Merrje pjesën tënde

Nikolla: Zoti Bardhi ndaloni tani.

Bardhi: Kujt i flet ajo për drejtësi

Nikolla: Ty të flet dhe gjithë të tjerëve si puna jote

Bardhi: Ajo është e korruptuar na tregoka ajo drejtësi, një përfaqësuese e krimit të organizuar na fliska për drejtësi


Zhupa: Zonja Balluku, si përfaqësuese e një qeveri që deri më sot nuk ka çuar asnjë dosje vetë në SPAK, që nuk ka kallëzuar asnjë nga njerëzit, dhe i zbulon vetëm kur i kap SPAK, ju duhet të kishit turp dhe duhet të kishit pranuar kërkesën e PD për të pranuar interpelancën për skandalin te Onkologjiku. Procedurë është fjala ime, si ajo e zonjës Balluku. Nga Beqaj te Manastirliu, duhet të ishin para burgut. Duhet që të merrte një raport Koçiu te KLSh. Do të duheshin përgjimet që të merrte vesh ministrja se nuk punonte aparatura apo ka abuzim?