Implementimi i shërbimit 24 orë në Kabinetin e Hemodinamikës ka sjellë rritjen e trajtimeve të suksesshme të pacientëve me probleme kardiake.
Rasti më i fundit është një pacient 33 vjeçar i diagnostikuar ditën e premte në orën 19:00 nga Dr.Zorada Bekteshi me arrest kardiak.
Në orën 20:00 është realizuar interventi në Kabinetin e Hemodinamikës nga Dr.Edi Smaljaj dhe reanimator Dr.Bashkim Kraja, ndërhyrje e realizuar me sukses dhe pacienti gëzon shëndet të plotë.
Kthimi i Kabinetit të Hemodinamikës në 24h bën të mundur ndërhyrjen në pacienta që pësojnë arrest kardiak brenda 2 orëve, gjë që rezulton në përmirësim të menjëhershëm, pa pasoja kronike në shëndetin e zemrës.
Mirënjohje dhe falenderime për stafin e Kabinetit të Hemodinamikës dhe gjithë stafit të Shërbimit të Kardiologjisë
Dr.Edi Smajlaj, kryen nderhyrjen e shpejte, shpeton jeten e 23 vjeçarit
Related Posts
“Do të flas live”, Veliaj del pas më shumë se 5 orësh nga SPAK
Pas 5 orës e 20 minutash, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, ndërsa për gazetarët ka thënë vetëm një fjali: “Do të flas…
Makina përfshihet nga flakët në aksin Thumanë – Kurbin, shkrumbohet plotësisht
Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumanë – Kurbin. Makina ka qenë në lëvizje momentin kur është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak është bërë…