Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit. Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në Parlament për më shumë se 6 muaj, ndaj atij nuk i hiqet mandati.


Po sot, pas mbledhjes së grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se Berisha ka qenë aktiv si deputet edhe pse ka qenë nën masën e sigurisë ”arrest në shtëpi” dhe se ai nuk sheh asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin e tij.

Kreu i PD-së ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, dhe nga aty çdo mbrëmje ai flet nga dritarja për mbështetësit që i shkojnë poshtë banesës.