Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama foli për komisionin Antikorrupsion dhe procesin e e integrimit të vendit në BE. Rama tha se PS është e vetmja forcë historike që mund ta çojë para këtë proces.
Procesi ka rezultuar befasues për KE, në aspektin e paraqitjes të Shqipërisë në të gjitha prezantimet dhe ka rezultuar i kënaqshëm në aspektin e stadit të zhvillimit dhe përgatitjes ku ne e kemi sjellë vendin.
Çfarë duhet bërë akoma në mënyrë që vendi të plotësojë të gjitha kushtet në aspektin teknik për të qenë një vend anëtar i BE, pastaj vendimmarrja politike është çështje që merremi dhe vazhdojmë të merremi në mënyrë që ky objektiv historik të realizohet. Kjo vlen për të gjithë ne dhe ata që janë të interesuar të kuptojnë këtë proces, që nuk ka forcë tjetër në këtë vend që të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, po ti kuptojë këto. Të jetë në gjendje ti transmetojë këto, të jetë në gjendje ti transmetojë me forcën dhe me aftësinë që disponon kjo forcë politike.