Me një historik mbi njëshekullor në edukimin e brezave, gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër organizoi ceremoninë e Maturës 2024, aktivitet ky që u zhvillua në teatrin “Migjeni”.

Vlerat me të cilat u rritën dhe u edukuan nga ky gjimnaz do të shërbejnë si një busull për të ardhmen e këtyre të rinjve.

Drejtuesja e shkollës nuk e fsheh krenarinë për maturantët e këtij viti.


Gjimnazi “28 Nëntori” është një nga më të mirët në shkallë kombëtare duke vijuar ruajtjen e traditës.

Ceremonia vijoi me vlerësimin e disa figurave me kontribut shumëvjeçar të mësimdhënies në gjimnaz, si dhe me evidentimin e maturantëve me rezultatet më të mira në provime dhe olimpiada si dhe me performanca artistike.