Pata kënaqësinë të prisja në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, SH.T.Z Alastair King-Smith.
Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona e në mënyrë të veçantë i Shkodrës me bizneset nga Mbretëria e Bashkuar ishte në fokus të bashkëbisedimit me Ambasadorin Smith, i cili garantoi mbështetjen në këtë drejtim.
Pikërisht në këtë kuadër dhe të kësaj fryme bashkëpunimi, sot në Shkodër mbahet “Great British Tea Party” për të festuar investimet britanike në veriun e Shqipërisë.