Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u kthye në vendin tonë, pas përfundimit të aventurës së europianit. Menjëherë pas arritjes, numri një i pankinës tonë falënderoi të gjithë për mbështetjen.
“Dua të falenderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar. E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do iu përfaqësojnë si duhet. Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani” – tha ai.