Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi ka falenderuar kombëtaren shqiptare të futbollit, pavarësisht nga eliminimi nga EURO2024 duke theksuar se Shqipëria largohet me kokën lart. Kreu i qeverisë kujton rekordet kuqezi në këtë Europian nga goli më i shpejtë në historinë e kompeticionit pas 23 sekonda në portën e Italisë te ai më i voni në barazimin 2:2 ndaj Kroacisë.
Rama shkruan gjithashtu se Shqipëria ka një ekip me moshë të re të cilët kanë potencial për të qenë premtues në të ardhmen.
Tre fuqi të futbollit, thekson Rama, u përballën me një Shqipëri të vogël por me dinjitet në të treja ndeshjet.
Fjalë të mira Rama ka edhe për tifozerinë të cilët i pagëzon si “dallga kuqezi” dhe lojtari i 12-të i Shqipërisë.