FATURA E UJIT NE SHKODER DYFISH.
Javen e kaluar u organizuan degjesat publike në pesë bashkitë e qarkut Shkoder, ku:
Tarifa e ujit rezulton të rritet mesatarisht 82%per familjet dhe 77.3 %per biznesin dhe inst publike.
❗️Kulmi eshte per qytetaret e Fushe Arrezit, ku rritja shkon ne 200%.
❗️Tarifat per ujrat e ndotura kanë nje rritje mbi 150%
❗️Tarifa fikse nga 100 leke shkon ne 200 per familjarin dhe 300 leke per biznesin.
Ketyre shifrave i shtohet edhe 20% i TVSH-së.
Një familje, në Shkoder, e cila konsumon mesatarisht 12 m³ ujra ne muaj, deri sot ka paguar 1110 lek ne muaj.
Por tashti do te paguaje 2070 leke , pothuajse DYFISHIN E FATURES .
Shkodra që rrethohet nga të gjitha anët me ujë, Shkodra që përmbytet, që nuk merr asnjëherë dëmshpërblim, do të rrisë çmimin e ujit, pasi kështu urdhëron qeveria.
Si ka mundesi qe Ujesjellesi Rajonal Shkoder tejkalon edhe strategjine e qeverise, tejkalon edhe vitin 2030, te cilen ose nuk e ka lexuar, ose po tregohet shume i zellshem ne zbatimin e direktivave per t’i ardhe hakut veriorëve e në veçanti shkodranëve.
Ne nje kohe qe qarku i Shkodres rreshtohet ne qarqet me te ardhurat me te ulta për fryme ne Shqiperi, ka rritjen më të lartë të tarifave të ujësjellësit.
Në raportin e UNDP-së, Qarku i Shkodres vleresohet në qarqet me nivelin më të lartë për individët në nevojë 105 mijë, 31.6% e popullsisë. Individë në ndihmë ekonomike, Gra të vetme kryefamiljare, Gra të papuna, Fëmijë të pastrehë, Fëmijë me Aftësi të Kufizuar, Të rinj nën 25 vjeç pa punë, Romë & Egjyptianë, Migrantë të kthyer, Të pa strehë, Të Moshuar pa strehë, Të Moshuar me pension fshati dhe Të Moshuar me pension social.
Unë i bëj thirrje të gjithë këshilltarëve bashkiakë të pesë bashkive, pavarësisht përkatësive politike, mos të votojnë një vendim, i cili rëndon jetesën e banorëve!
Ky vendim është kundër gjithë banorëve të qarkut të Shkodrës!