Përmes një intervistë në Ora News, deputeti Lulzim Basha u shpreh se debati për vulën dhe logon e PD-së tashmë është shterpë, teksa shtoi se fokusi është tek alternativa.

Ai shtoi se pranon padrejtësinë dhe se do të bëjë rekurs kudo, dhe pa humbur kohë më këtë debat shterpë të imponuar nga Berisha dhe Rama.


Basha: Ky është një debat shterpë që është nxitur dhe mbështetur nga ata që nuk duan një debat mbi çështjet e vërteta që përballen shqiptarët. Në i qëndrojmë angazhimit tonë për të mos u bërë pjesë i këtij debati prandaj kemi shpalosur programin tonë dhe duke e diskutuar me qytetarët dhe grupet e interesit. Dhe nuk duam që ky debat të shndërrohet në një alibi për
Edi Ramën dhe ata që janë kapur me thonj pas karrigeve të tyre që po pengojnë ndryshimin. Ne nuk do ta pranojmë padrejtësinë.

Betejën do ta bëjmë deri në fund edhe në shkallët e drejtësisë evropianë. Ndërsa alternativën, strukturën dhe programin e kemi. Jemi të gatshëm për t’ia afruar këtë alternativë shqiptarëve. Në çdo rast alternativa jonë do të jetë para shqiptarëve. Nuk do t’i mbajmë peng shqiptarët si doktori dhe piktori për 34 vite. Nuk e pranojmë padrejtësinë, do të bëjmë rekurs kudo, dhe pa humbur kohë më këtë debat shterpë të imponuar nga Berisha dhe Rama. Duam që kjo alternativë të shpaloset me logon e PD-së për të larguar këtë qeveri.