Duket se euforia para ndeshjes më vendimtare të kombëtares shqiptare në Euro 2024 i ka përfshirë të gjithë tifozët. Në kushte të tilla, nuk kanë munguar as incidentet, teksa disa tifozë kanë grisur dhe kanë djegur flamurin e Serbisë.
Dy vendet prej nisjes së evenimentit futbollistik dy vendet kanë pasur përplasje me ankesa ndaj UEFA-s, fillimisht nga ana e Kosovës për thirrjet nacionaliste të serbëve, e më pas nga Beogradi zyrtar kundër shqiptarëve dhe kroatëve.Kujtojmë se gjatë para ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë, dy tifozeritë u përfshinë në përleshje të dhunshme ku u dogj edhe një flamur shqiptar nga ana e serbëve.