24 Qershori ishte dita e provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2024, atij të lëndës me zgjedhje. 1536 maturantë i janë nënshtruar këtij testi në Shkodër, ndër të cilët 10 me aftësi ndryshe.
Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, theksoi se gjatë këtyre provimeve nuk ka pasur luhatje mes notës përfundimtare dhe notës së matures.
Nën juridiksionin e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër janë 23 gjimnaze publike dhe jo publike. Me këtë provim mbyllet edhe Matura Shtetërore 2024 dhe për të rinjtë nis një kapitull i ri.