Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka ndarë në rrjetet sociale një video sensibilizuese për pastërtinë në Shqipëri.
Videoja tregon Shqipërinë nga veriu në jug përmes valleve karakteristike të secilës zonë, ndërsa valltarët hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, duke promovuar kështu edhe një Shqipëri të pastër. Në reagimin krah videos, Rama shkruan se bukuritë e natyrës i kemi pa kursim dhe ajo që duhet të bëjmë është që t’i mbrojmë.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES, dhe me këtë mesazh për një Shqipëri të Pastër, ku bukuritë e natyrës i kemi pa kursim, trashëgiminë kulturore po ashtu dhe ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë është t’i duam e t’i mbrojmë, ju uroj një javë të mbarë!