Ishte parashikuar që mbledhja e radhës ku do të shpallej edhe tabela zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve për Rektor të Universitetit të Shkodrës, të mbahej në orën 18:00, por serish ka dështuar. Vetëm 2 anëtarë të KIZ i janë drejtuar godinës së rektoratit por janë përballur me derën e mbyllur, ndërkohë që në orën 15:30 ishin njohur me një kërkesë për shtyrje nga kryetari i komisionit.
Kandidati fitues i zgjedhjeve, Tonin Gjuraj, ka qënë prezent ndërkohë që para mediave e ka cilësuar sit ë paprecedentë një situatë të tillë duke lënë Universitetin e Shkodrës, të vetmin në rang vendi që nuk ka një rezultat zyrtar të zgjedhjeve të 21 Qershorit.
Kandidati fitues I këtyre zgjedhjeve është shprehur se do ti drejtohet organeve ligjzbatuese për zgjidhjen e këti ngërçi artificial të krijuar ndërkohë që shifrat tashmë janë të qarta dhe ngelet vetëm në vullnetin e anëtarëve të KIZ që të shpallin rezultatin dhe të certifikojnë fituesin.