KIZ nuk ka përcaktuar ende fituesin zyrtar të zgjedhjeve në universitetin e Shkodrës edhe pse shifrat tashmë të bërë publike menjëherë nga mediat, të dhëna këto të siguruara nga burimet, dhje jo zyrtarisht (të cilat u bënë publike vetëm mbrëmë), flasin për një fitues, për verdiktin e dhënë nga pedagogët e Universitetit të Shkodrës dhe studentët e saj, 93 – 90 vota.
Në një garë, fituesi është ai që mbledh më shumë numra, dhe këto numra flasin për një rezultat fitues të Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ndërkohë që vlen të përshendetet edhe kandidatja Rajmonda Këçira, rektore në detyrë, që mori këtë post pas skandalit me rryshfetin për provimet të ish rektores Suzana Golemi.
Megjithatë, sot në orën 18:00, do të ketë një tjetër mbledhje të KIZ, ku pritet që edhe mediat të jenë present për hir të transparencës por edhe një procesi në interes publik, pasi flasim për qendrën akademike të dijes në veriun e vendit, që foli me votë se kush është i preferuari i tyre.
Nuk dihet ende, nëse media do të lejohen nga komisioni, ndërkohë që Profesor Tonin Gjuraj, ka qënë i vetmi që ka reaguar publikisht që nga përfundimi i procesit ndërkohë që sot ka reaguar edhe rektorja ne detyre Rajmonda Kecira e cila mes rreshtash në reagimin e saj duket se nuk do të pranojë rezultatin.
Por a po mbahet “peng”, universiteti i Shkodrës, nga kjo lojë numrash, edhe pse numrat flasin qartë se kush është fituesi.
Barra në këtë rast bie mbi KIZ, të gjithë pedagog të Universitetit të Shkodrës të cilët të vetmen detyrë është të bëjnë shumatore ne shifrave dhe të shpallin ato që zgjodhi shumica edhe pse me 1% më shumë, por në garë, 1 gol, 1 numër, apo 1 votë bën diferencën!