Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi. Ai ishte ndodhej në reanimacion në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale. Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot (24 qershor) në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.
Bashkëpunëtorët e tij kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë Lamtumirë, Agim Doçi.
O pendë artë e vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar . Lamtumirë Agim Doçi” shkruan këngëtarja e njohur Myfarete Laze në një postim në facebook duke shprehur ngushëllime familjarëve të tij ‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’
Ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.
Agim Doçi ndodhej i shtruar në QSUT prej të shtunës, 22 qershor, pasi kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja në tru. Ai ishte shtruar në spital në Qendrën Stroke, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit
Nga tekstet më të bukura, që mbajnë firmën e tij është ai i këngës “Dua të jem imazhi yt, këngë me të cilën Anjeza Shahini konkuroi në Eurovizion në vitin 2004, duke u renditur në vendin e 7-të në konkurimin e natës finale të atij edicioni.
Jeta e poetit
Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.
Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.
Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.