Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën si shkak i këtij aksidenti rrugor.
Në vendngjarje ndodhet një autoambulancë duke bërë transportin drejt spitalit rajonal të Shkodrës të personave të lënduar ndërsa deri më tani nuk ka persona në rrezik per jetën.
Ndërkohë vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur menjëherë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti rrugor.