Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga përfundimi i procesit të votave në zgjedhjet për rector të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, komisioni i administrimit të zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatet. Kur të gjithë prisnin që një gjë e tillë të bëhej të paktën gjjatë ditës së sotme, komisioni nuk ka arritur të plotësojë koorumin për tu mbledhur dhe për certifikimin e rezultatit.
Nuk ka një arsye, megjithatë kjo mënyrë aspak normale nuk “nderon” asnjë prej anëtarëve të komisionit të cilët pavarësisht bindjeve personale për kandidatët që morën pjesë në këtë process duhet t’I japin verdiktin final, kandidatit fitues të kësaj gare Tonin Gjuraj.
Vetë Profesor Tonin Gjuraj,ka dalë sot para mediave për ti falenderuar votuesit për besimin ndërkohë që shprehet se nuk do të humb kohë për të vënë në zbatim planin e tij me 5 pika për transformimin e Universitetit të Shkodrës.
Një ditë më parë, gjatë procesit të zgjedhjeve kandidati Gjuraj është shprehur se ka pasur njëanshmëri në këtë process, ndërkohë që mos mbledhja e komisionit për certifikimin e zgjedhjeve tasj,ë që kanë një emër fitues është një tjetër shkelje që njollos emrin e Universitetit të Shkodrës.
Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:
Fatjon Nurja Kryetar
Gaspër Kokaj Anëtar
Peter Saraçi
Anelmo Spahija
Irini Dibra
Sebastjan Mjekaj
Marjan Curri student