Tonin Gjuraj është zgjedhur rektori i ri i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai mundi me 3 vota, rektoren e komanduar Rajmonda Këçira në zgjedhjet e mbajtura me 21 qershor. Pas mbylljes së këtij procesi, rektori i zgjedhur Tonin Gjuraj ka një falenderim për të gjithë pedagogët që e votuan dhe besuan në programin e tij.
Ndërsa procesi I votimit ka mbaruar, rektori Gjuraj tregon se nuk do të humbë kohë për të zbatuar planin e tij me 5 pika.
Nga rezultati i zgjedhjeve për rektor të universitetit të Shkodrës, prof. Tonin Gjuraj u shpall fitues me 93 vota, përballë kandidateve Rajmonda Këçira me 90 vota ndërsa prof. Nertila Ljarja me vetëm 1 votë.