Një banderolë gjigante u shpalos në qendër të Shkodrës në mbështetjet të mbrojtësit të Kombëtares Elseid Hysaj.
Në banderolë shihet mbishkrimi: “Me shpirtin e garës arritëm 2 herë në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë”.
Pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Euro2024, futbollisti u përball me shumë kritika në rrjetet sociale.
Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, ku në disa video ai duket se ul kokën, duke shmangur topin.