Ermal Dizdari, prej 24 orësh ndodhet I shtruar në spitalin e traumës në Tiranë. Burime për eetimes bëjnë me dije se aktualisht 49 vjeçari, është koshient, ndodhet në pavion por gjëndja e tij shëndetësore ende nuk e kaluar rrezikun. Ai po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha, pasi ai është qëlluar disa herë në kohë me sende të forta dhe për këtë arsye mjekët vijojnë të kenë frikën e një hemoragjie të brëndëshme cka mund të krijojë rrezik për jetën e 49 vjecarit.
Ermal Dizdari, 49 vjec, punonjës pranë Zyrës së Prokurorimeve në Bashkinë Shkodër, u qëllua mengjesin e së enjtes, në afërsi të banesës së tij, nga dy persona të paidentifikuar.
Policia e Shkodrës, ka nisur hetimet një ditë më parë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi përvec ngjarjes ajo cfarë ka tronditur opinionin publik është dhuna ndaj një zyrtari të institucioneve publike në Shkodër.
Policia ende nuk e ka saktësuar pistën e saj konkrete të hetimit por dyshohet se dhuna ka ardhur për shkak të detyrës. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave material kamerat e sigurisë në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar momentin kur është qëlluar me sende të forta 49 vjeçari. /eetiumes/