Të rinjtë e Shkodrës kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazhit të Velipojës.
Të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor, të rinj të Qendrës Rinore Atelie dhe vullnetare kanë ndërmarrë këtë iniciativë për të përcjellë mesazhin, për të mbajtur pastër ambientin e në mënyrë të veçantë plazhin e Velipojës.
Aksioni i iniciuar gjatë ditës së sotme do të pasohet edhe në të tjera zona të bashkisë Shkodër, ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme janë grumbulluar 70 thasë me mbetje.
Pjesë e kësaj iniciative kanë qenë 40 të rinj të qytetit.
Aktivitete të tilla, po marrin mbështetjen e bashkisë Shkodër me qëllim sensibilizimin e të gjithë opinionit publik për të mbrojtur dhe mbajtur pastër ambientin që na rrethon.