Ish Rithemelimi, sot Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha pas vendimit të gjykatës që i dha të drejtën e përdorimit të vulës dhe simboleve, për demokratët në Shkodër ka pasur edhe një tjetër lëvizje.

Burimet per eetimes bëjnë me dije se përfaqësues të Rithemelimit kanë marrë në dorëzim edhe selinë e Partisë Demokratike, pranë rrugës së gjykatës.

Sipas të dhënave ka qënë kreu aktual i PD, Xhevdet Amuli i cili i ka dorëzuar çelësat, drejtuesit aktual të PD-së (Rithemelimit, sot Partia Demokratike) Gjenarin Kapcari, duke hapur rrugë për përdorimin e kësaj godine nga demokratët.

Kujtojmë që “Rithemelimi” nuk ka pasur një seli në Shkodër, ndërkohë që sot ato rikthehen në këtë godinë pas thuajse 3 vitesh aq sa ka zgjatur edhe procesi i gjatë I gjyqit për vulën e Partisë Demokratike që me vendim gjykate i kaloi demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha. /eetimes/