Së bashku me Mirela Kumbaro Furxhi në Koman ku edhe këtë vit #KESH ka nisur nga puna për pastrimin e liqenit nga mbetjet.
Një problematikë me të cilën po ndeshemi çdo vit, ku prurjet e lumenjve depozitojnë në liqen mbetje të shumta duke dëmtuar e shëmtuar pejsazhin në një prej zonave turistike që po frekuentohet gjithmonë e më shumë nga vizitorët. Puna e KESH dhe grupeve vullnetare nuk mjafton.
Ndaj me Qeverinë e ????????Kosovës kemi nisur diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje për të penguar derdhjen e tyre në liqen, pa lenë mënjanë sensibilizimin e qytetarëve si një element i rëndësishëm për të pasur ujëra më të pastër.