Euro 2024 starton sonte, ku për një muaj do të përcaktohet edhe fituesi i këtij edicioni që për shqiptarët ka një vecanti akoma më të madhe. Për herë të dytë në histori, kuqezinjtë tanë marrin pjesë në një event të të tilla përmasave.

Eetimes, do ti dedikojë një vemëndje të vecantë këtij europiani, me pamje të drejtëpërdrejta nga sheshet ku do të zhvillohen ndeshjet por edhe me informacionet në kohë reale për ndeshjet e kuqezinjve tanë por edhe të të gjithë eventit.

Një kategori e vecantë është krijuar në portalin tonë, për të qënë më afër lexuesve dhe ndjekësve tanë, ndërkohë që urimi në këtë nisje europiani është #forcashqipëria