Basha: Nuk do të pajtohemi me paligjshmërinë, shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme
Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha ka shpalosur qëndrimet e maturuara në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjale. Në një prononcim për mediat, Lulzim Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e apelit. Ndërkohë Basha vijoi duke siguruar se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.
Fjala e Bashës:
“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia.