Në 65 vitet e ekzistencës së saj, Estrada e Shkodrës ka spikatur përherë me shfaqjet e saj, falë aftësive të jashtëzakonshme të aktorëve të saj.
Drande Xhaj është njëra prej tyre. Në përvjetorin e saj të lindjes, aktorja e shquar kujton fillesat në institucionin më të rëndësishëm kulturor të Shkodrës, teatrin “Migjeni”.
Me mbi 500 role në skenë, aktorja kujton bashkëpunimet e vazhdueshme me disa nga kolegët e saj.
Aktorja Drande Xhaj është nderuar me tituj e dekorata të shumta përgjatë 46 viteve të karrierës së saj. Në vitin 2019 ajo u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga institucioni i Presidentit të Republikës në 70-vjetorin e krijimit të Teatrit “Migjeni” si teatër profesionist.