Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për rreth 5 orë.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se ishte thirrur në cilësinë e një personi në dijeni për shumë çështje hetimore, por pa saktësuar se për çfarë u pyet.
“I dhashë përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë.
Botox? Botox kam bërë si të gjitha gratë. Isha në cilësinë e personit në dijeni.
Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Çdo gruan që mirëmbahet dhe që kërkon korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra.”, tha ajo.