Gjimnazi “28 Nëntori” është një nga më të mirët në vend. Nxënësit e saj nuk janë të shkëlqyer dhe të përkushtuar vetëm në mësime, por janë të rinj plot ide dhe ambicie po ashtu.
“Shend e Verë n’28” titullohet podcasti i realizuar nga gjimnazistët shkodranë të “28 Nëntorit”, ide e lindur prej pak kohësh.
Kjo iniciativë e re i ndihmon të rinjtë e kësaj shkolle në hapat e mëtejshëm që do të zhvillojnë në jetë.
Në vitin 2022 Gjimnazi “28 Nëntori” u vlerësua me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Rezultatet në olimpiada të ndryshme dhe provimet e Maturës Shtetërore janë ndër treguesit më të mirë të punës që bëhet në këtë gjimnaz.