Në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, të rinj dhe të reja morën pjesë në një fushatë sensibilizuese kundër shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge.
Specialistja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Julia Cepi, bën thirrje komunitetit të mos i dhurojnë para të miturve pasi paraqet një formë abuzimi ndaj tyre.
Bashkia Shkodër po ndërmerr disa iniciativa të lidhura drejtpërdrejt me një problematikë të tillë në qytet dhe se në të ardhmen do të ndërmerren edhe masa të tjera.
12 Qershori ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punës së fëmijëve. Ndikimi i shpalljes së kësaj dite reflektohet në numrin e madh të ratifikimeve të Konventës nr. 182 mbi Format më të Këqija të Punës së Fëmijëve.