Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më datë 11 qershor. Takimi i radhës mes socialistëve do të mbahet online, ku është parashikuar fjala e kryesocialistit Edi Rama, njëherazi edhe kryeministër i vendit. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS, Bledi Klosi do të raportojë mbi ecurinë e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste.

‘Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

1.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

2. Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.’- njofton PS.

Në korrik pritet të mbahet edhe Kongresi i Partisë Socialiste.