Rreth 7.5 milion lekë të reja financuar nga qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit është investimi që po kryhet për restaurimin e Urës së Mesit. Punimet kanë nisur në fillim të muajit maj ndërsa pritet të përfundojnë në fund të Qershorit.
Banorët e zonës i vlerësojnë punimet që po kryhen , ndërsa shprehen se ka qenë shumë i domosdoshme restaurimi i saj.
Edhe pse në të është duke u punuar, nuk mungojnë turistët e shumë sidomos të huajt të cilët shprehen të mahnitur me bukuritë që ofron kjo zonë.
“Është për mua hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kam dy ditë që kam ardhur dhe duket vërtetë shumë bukur, un vij nga Belgjika”, shprehet turisti.
“Është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Kam ardhur nga Franca dhe ky vend këtu po na pëlqen, gjithashtu edhe qyteti i Shkodrës”, shprehet turisti.
Ish- zëvendës Ministri i Kulturës , me profesion arkitekt, Zef Çuni thotë se punimet që po kryhen duhet ti qëndrojnë arkitekturës dhe jo ti ndryshojnë identitetin kësaj ure.
Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.
Gazetar: Mirsad Rakaj