Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se deputetëve u është kërkuar angazhim maksimal për protestën që do të zhvillohet të enjtën, orën 10.00 përpara Parlamentit.
Po ashtu, deputetët do të protestojnë edhe në fillim të seancës plenare ku edhe do të kërkojnë mocionin me debat, më pas do t’u bashkohen qytetarëve.
Sa i përket pikave të rendit të ditës, ku veçohen projektvendimet për anëtarët e Komisioneve të Posaçme, dezinformimi dhe mirëqeverisja, Grupi i PD, i qëndron mendimin se nuk duhet të marrin pjesë.