Urgjenca e Spitalit rajonal në Shkodër vijon të jetë e mbingarkuar duke pritur mbi 150 vizita çdo ditë. Fluks i cili, krahas virozave të shtuara, vjen edhe si shkak i mos respektimit të shërbimit parësor.
Lahi thotë se në rast se qytetarët i drejtoen qëndrave shëndetësore më parë nuk do të krijohej radhë dhe vonesa në marrjen e shërbimit.
Në Shkodër, edhe këtë sezon veror, krahas pacientëve nga Qarku Shkodër, Urgjenca e Spitalit Rajonal po mbulon edhe edhe vizitat e Lezhës dhe Laçit. Ndaj, apeli i bluzave të bardha shkon për qytetarët që t’i drejtohen më parë Qendrave Shendetësore për marrjen e shërbimit parësor dhe më pas, në rast se mjeku i lagjes i referon, mund të paraqiten në urgjencë.