Ish futbollisti i Partizanit, Esat Mala, duket se nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit kuq e blu, për rinovimin e kontratës së tij, që skadoi në përfundim të sezonit që sapo u mbyll.

Në këtë mënyrë, pas 2 sezonesh tek Vllaznia, Mala mund të largohet, për të provuar një tjetër eksperiencë. 25 vjeçari në këto dy sezone ka qenë një lider i padiskutueshëm në mesfushën e shkodranëve, duke mbajtur një peshë shumë të rëndësishme në skuadër.

Në rast dështimi të tratativës për rinovim, Esat Mala do të jetë një futbollist i lirë në treg dhe shumë skuadra mund të vihen pas tij dhe të tentojnë ta bëjnë pjesë të tyre në këtë merkato.