Nora Bzheta, një artiste e vendosur në Londër prej moshës 2-vjeçare, e diplomuar për Artet e Bukura atje çeli ekspozitën e saj “Letra” me fotografi, video arte dhe instalacione në Art House në Shkodër. Copëza fëmijërie të artistes me origjinë nga Malësia e Madhe erdhi në formën e një arti elegant dhe fin.
Praktika e Norës merr formën e ujit, frymëzuar nga udhëtimi i saj në Angli në fëmijëri dhe nga identiteti i saj shqiptar.
Ekspozita vjen si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të festivalit “Ekrani i Artit” dhe do të qëndrojë e hapur përgjatë ditëve të tij deri më 9 qershor.