Pasi ‘Rai 3’ publikoi investigimin për lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, duket se një pjesë e mbështetësve të Edi Ramës janë mërzitur me TV italian, dhe i kanë kushtuar disa vargje në italisht kryeministrit tonë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një këngë në gjuhën italiane, duke kritikuar televizionin “Rai 3” dhe Italinë.

Në këngë thuhet se fqinjët e shohin progresin e Shqipërisë me zili dhe nuk duan të pranojnë punën e bërë në këto vite nga Edi Rama.

TEKSTI I KËNGËS

“Në televizion, shumë zhurmë.

Kritikojnë kryeministrin tonë të veshur mirë.

Edi Rama, modern, por sërish kaq i kundërshtuar.

O Itali, harrove kur Skënderbeu të shpëtoi.

Tani kritikoni heroin tonë. Situata nuk është e mirë, por Shqipëria nuk fal.

Flamuri kuqezi i ndotur nga programi që ka sulmuar.

Por nuk e shohin progresin që Edi Rama ka sjellë te njerëzit.

Kemi satetlitët që duan të tjerët.

Dhe ti, Italia, na sheh me zili, ndërkohë që ne rritemi me prosperitet.

Kritikoni modernizimin e krijuar nga Edi Rama.

Nuk mund ta pranojnë ndryshimin që duket në çdo moment.