e sa duket Thomas Shelby nuk ka mbaruar punë me mua,” thotë fituesi i Oscar, Cillian Murphy, teksa njofton rikthimin e rolit të tij në Peaky Blinders, po kësaj here si film. Netflix ka premtuar se kjo do të jetë një puntatë “bombë” në historinë e familjes Shelby.

Filmi do të jetë me regji të Tom Harper, i cili gjithashtu drejtoi episode e sezonit të parë në vitin 2013.

“Ky film do të jetë për fansat,” thotë Murphy.

“Kur drejtova për herë të parë Peaky Blinders më shumë se 10 vite më parë, ne nuk e dinim impaktin që do kishte seriali, por e dinim se ekzistonte një kimi mes kastit të aktorëve dhe skenarit që ndjehej shpërthyese. Peaky Blinders gjithnjë ka pasur të bëjë me historinë e familjes, kështu që është jashtëzakonisht e këndshme të bashkohesh me Steve dhe Cillian për të sjellë këtë film për audiencën në mbarë botën,” shton regjisori Harper.

Vazhdimi i sagës, së vendosur në rrugët pa rend të Birmingham-it të viteve 1900, është shkruar nga Steven Knight dhe bashkë-producent me Murphy-n, Caryn Mandabach dhe Guy Heeley.

Detajet e reja mbi filmin mbeten ende të pazbuluara.