“Narkotrafikantë dhe mafia kanë përfaqësuesit e tyre brenda qeverisë dhe institucioneve shqiptare”
Edvin mos përdor shqiptarët dhe flamurin për tu fshehur pas tyre me poshtërsitë e tua.
Nuk je ti as flamuri e as kombi ynë. Ti je koka e NARKOSHTETIT, thjesht një hajdut e kriminel ordiner që ke zaptuar zyrat e shtetit, i cili për ti mbajtur ato bën pakt edhe me dreqin.
Mediat dhe institucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nuk e kanë me shqiptarët por e kanë direkt me ty, që çdo ditë e më shumë po i nxin imazhin Shqipërisë e shqiptarëve.
Nuk të vjen sulmi vetëm nga krahu yt i djathtë dhe nga opozita e lideri i saj të cilin e mban të arrestuar pa akuzë, por të vjen edhe nga institucione dhe figurat më autoritare në luftën kundër mafias si, Francesco Mandoi ish Magjistrat dhe ish këshilltarë i joti, me të cilin nuk u këshillove kurrë por e punësove për fasadë si shpërlarje imazhi apo nga Nicola Gratteri, prokurori nr 1, i antimafias në Itali.
Të vjen edhe nga media prestigjoze gjermane për përfshirjen e vëllait tënd në trafik droge.
Ndaj jep dorëheqjen e mos përdor kombin, shqiptarët apo flamurin mbas të cilëve tenton të fshehësh llumin tënd se veç i ndot sa herë i përmend apo në çdo sekondë që padenjësisht dhe padrejtësisht vazhdon ti përfaqësosh.