Ka ardhur koha që, Arben Ahmetaj, bashkëpunëtori kryesor i Edi Ramës të kthehet në bashkëpunëtorin kryesor të drejtësisë.
Nëse, me të drejtë, nuk ka besim tek SPAK, të dëshmojë aty ku ka gjetur strehim! Por Arben Ahmetaj duhet të flasë! Të tregojë gjithçka di sesi Rama ka qeverisur shtetin si një organizatë kriminale, duke e shndërruar Shqipërinë nga një vend me demokraci funksionale në një NARKOSHTET.
Kamerat e fshehta, dëshmitë e thëna aty-këtu dhe njëherë në kaq kohë të Arben Ahmetajt janë një problem për Ramën, por gjithsesi, të menaxhueshme prej tij.
Arben Ahmetaj i di, i njeh, i ka emrat dhe gjithë poshtërsitë e ish shefit të tij, prandaj ai duhet të shndërrohet në bashkëpunëtor të drejtësisë me statusin e të penduarit! Ai duhet të flasë jo nga restorantet e Europës, por nga zyrat e agjencive ligjzbatuese të Europës!