Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër.

Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.