Nëse deti këtë fillim vere ka tërhequr vëmendjen e shumë prej mediave botërore, gazeta e njohur franceze “Le Figaro” i ka kushtuar vëmendje maleve shqiptare.

Në një reportazh të gjatë për alpet e veriut të vendit thuhet se ato janë kthyer në një El Dorado për pushuesit e huaj që kanë pasion hiking apo shëtitjet në mal.

S malore ju lejojnë të eksploroni peizazhe madhështore që kishin mbetur të izoluara për dekada, deri në rënien e regjimit komunist.

Le Figaro” veçon parqet kombëtare të Valbonës dhe Thethit që tashmë po shijohen nga turistë, jo vetëm nga Europa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Veçon “Bjeshkët e Namuna” dhe legjendat që vijojnë të tregohen. Nuk mungojnë edhe krahasimet e peizazhit natyror me veprat e Ismail Kadaresë.

Gazeta franceze fton lexuesit ta shijojnë sa më parë këtë mrekulli të natyrës që sipas saj nuk është prekur ende turizmi masiv dhe dora e njeriut, duke theksuar se Shqipëria është një destinacion ideal për pushime me buxhete të vogla dhe për më tepër për një kulinari të veçantë.