Vajza e ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump, Ivanka ka reaguar lidhur me shpalljen fajtor të të atit të saj, pasi kishte fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografike, e cila tha se kishte patur një marrëdhënie intime me Trump. Ivanka Trump me anë të një Instastory shkruan: ‘I love you dad’, teksa ka postuar një foto të sajin me Donald Trump gjatë fëmijërisë së saj.

Sipas urdhrit të gjykatës së Nju Jorkut, Trump u përpoq të blinte heshtjen e aktores Stormy Daniels, në mënyrë që ajo të mos fliste publikisht për marrëdhënien që kishte pasur më herët me të, para zgjedhjeve të 2016.