Drejtori teknik në Spitalin Rajonal të Shkodër ka hedhur poshtë dyshimet se në godinë ka rënë zjarr.

Në një intervistë për mediat, ai shprehet se në dhomën teknik të paneleve diellore, shtresa termoizoluese të cisternave kanë nxjerrë tym. Në lidhje me shërbimin, ai tha se çdo gjë është në rregull dhe se pacientët nuk janë evakuuar.

“Ju informoj se nuk ka rënë zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në dhomën teknik të paneleve diellore, shtresa termoizoluese të cisternave kanë nxjerrë tym. Dhe vetëm si pasojë e kësaj ka dalë tymi që është bërë. Nga kontrolloi i deritanishëm nuk rezulton se ka pasur defekte teknik. Asnjë shërbim nuk është prekur nga tymi që ka dalë.

Nuk ka pasur asnjë problem në shërbimin mjekësor dhe nuk është dashur të kryhet ndonjë veprim për evakuimin e pacientëve. Do jetë eksperti se nga ka dalë tymi.”, tha ai.