Dorian Alia alias Agron Alia, 32 vjeç, është një nga 4 autorët e dyshuar që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut, teksa ai qëndronte para derës së kopshtit të djalit të tij.

Bazuar në dëshminë paraprake të Dorian Alisë, një muaj më parë ka patur takim mes tyre dhe avokatit që ky i fundit të tërhiqej nga padia. Por, palët nuk ranë dakord dhe prej atij momenti nisi organizimi i planit.

I rekomanduar edhe për fëmijë
Produkt i ri! Tetra Pak.
Ad by Mediadesk.al
Dorian Alia ka deklaruar në polici se nuk donin ta vrisnin, por ta frikësonin. Goditjet që i kanë dhënë avokatit kanë qenë të rënda sa i kanë shkaktuar dëmtime në kafkë.

Shkak i konfliktit është përfaqësimi në gjyq nga avokati për një çështje prone, që është fituar. Dritan Nano, një nga 8 trashëgimtarët, nuk ka pranuar të paguajë avokatin siç kishin rënë dakord në kontratë.