Pasditen e sotme, flakët kanë përfshirë katin nëntokë të spitalit të Shkodrës duke shkaktuar panik.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, nderkohë që zjarri dyshohet se është aksidental. Zjarri ka përfshirë ambientet e katit të parë ku ndodhet farmacia e spitalit.
Kujtojmë se spitali i Shkodrës u përfshi në flakë edhe në muajin janar.