Lëvizja e trenit të pasagjerëve i linjës Shkodër-Laç është bllokuar.

Prej të paktën 40 minutash treni është bllokuar për shkak se hekurudha është e mbushur me pemë të prera.
Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, pemët e prera për të pastruar kanalet janë hedhur pranë hekurudhës duke bllokuar lëvizjen e trenit.