Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Zyra Vendore Arsimore Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qëndrën Kulturore “Kujtim Alia” zhvilloi ceremoninë e hapjes së javës së Spartakiadës 2024.

I pranishëm në këtë aktivitet soportiv ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci i cili mes të tjerash theksoi se Shkodra duhet të përgaditet për vitin 2025 pasi do të jetë qyteti europian i sportit.

Drejtuesaja e ZVA shkodër Brisela Kadija u shpreh se spartakiada është një traditë që po i rikthehet qytetit. Pjesë e këtij aktiviteti u bënë shkollat 9 vjecare dhe të mesmë të qytetit të Shkodrës të cilët do të garojnë mes tyre ne shumë sporte dhe disiplina.