Fill pas publikimit të listës me 27 futbollistë që do të grumbullojë para Europianit, teksa ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë që të arrijë në këtë përfundim dhe ka falënderuar të gjithë futbollistët për gatishmërinë e treguar.

“Do të doja të falënderojë ata që deri tani kanë bërë rrugëtimin deri këtu. Respekti është për të gjithë ju. Përzgjedhja është bërë me një proces të gjatë studimi mbi karakteristikat që ka ky kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të bëjë zgjedhjet, por fatkeqësisht nuk mund t’i marr të gjithë. Luajnë për 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe mbi 10 milionë në botë. Zgjedhjet kanë qenë të vështira. Evropiani ka specifike të veçantë. Shkojmë për të zhvilluar vetëm tri ndeshje, është krejt ndryshe nga eliminatoret kur kishim 10 muaj për 8 ndeshje”, tha trajneri para se t’u përgjigjej pyetjeve.

Jemi të surprizuar me disa zgjedhje. Kemi tkurrje të sulmuesve. Pse kjo zgjedhje dhe a keni ndonjë shqetësim për ndikimin e zgjedhjeve të forta si lënia jashtë e Uzunit apo Cikalleshit?

Puna në kombëtare është ndryshe nga klubet. Në mars kishim dy miqësore, kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në miqësore kemi provuar dy–tre lojtarë, kishim shumë pak kohë për të bërë eksperimente. Jam i bindur se dhoma e zhveshjes do të jetë “ok”, qetë, atmosfera do të jetë “ok”. Nuk kaq qenë e lehtë për mua për të bërë këto zgjedhje. Kemi marrë vendime për ta përballuar në mënyrën sa më të mirë të mundshme Evropianin.

Në listë është një debutues, Medon Berishën, si dhe Amir Abrashi veteran. Çfarë mund të presim nga këta lojtarë dhe pse mungon Uzuni?

Nuk ka qenë zgjedhje e lehtë për mua dhe për të gjithë lojtarët. Pashë listën e Spanjës, të gjithë janë në vështirësi. Parapëlqej të flas për. Abrashi i vetmi që ka luajtur në Evropian në 2016 ma jep përvojën dhe grintën që karakterizon këtë skuadër. Kemi një vit që e ndjekim Medon Berishën, dhe pas një punë të shkëlqyer që po bën që nga U-21 kemi vendosur ta thërrasim. Berisha do ta japë përgjigjen e tij në fushën e lojës.

Pse jo Alen Sherri, Bare, Cikalleshi dhe Uzini?

Përgjigjen e kam dhënë, doja të merrja 35, por unë mund të marr vetëm 26 në fund, në këtë liste kemi 27. Dikush edhe e meriton, por kjo është jeta. Kemi studiuar lojtarët, karakteristikat e tyre dhe të kundërshtarëve dhe në bazë të këtij studimi kemi bërë këto zgjedhje. Mund të ketë 7-8 lojtarë të tjerë që e meritojnë, por mund të marrim vetëm 26. Do të kemi ndeshjet miqësore dhe mund të bëjmë ndonjë ndryshim.

Armando Broja, me gjithë kualitetin që ka, nuk ka luajtur fare. Kaq i madh është kualiteti i këtij lojtari sa për të lënë Uzunin jashtë?

Lojtari që nuk është 100%, kemi vendosur të mos e marrim. Ky është kriter i padiskutueshëm. Broja është një lojtar që të gjithë e njohim, i shpejtë shumë i fortë në luftën një kundër një. Edhe Manaj po bën shumë mirë prej tetë muajsh. Nuk bëjmë zgjedhje të tilla, pra nëse nuk luan me klubin, nuk vjen me ne. Kriteri ynë është: nëse bën shumë mirë te ne, e marrim. Kemi Muçollin, që nuk e përmendet. Kemi biseduar me klubin e tij dhe nuk është në formë 100%.

Nga këta 27 lojtarë, një do të largohet, ka vetëm një duel mes Simonit dhe Kastratit për portën?

Nëse një lojtar mund të dëmtohet pas datës 7 qershor mund të bësh vetëm një ndryshim. Deri atëherë (7 qershor) ne mund të bëjmë ndryshime. Sa i përket Simonit, është lojtar i ri si Medon Berisha, ka bërë një rrugëtim shumë të bukur te moshat e Shqipërisë, më shatë qershor do të vendosim për ta.

Zgjedhjet në mbrojtje i keni bërë nga frika e kundërshtarëve? Pse nuk keni rinovuar kontratën?

Sa i përket listës, mendoj se nuk hyn fare frika që kemi marrë shumë mbrojtës. Kemi parë kundërshtarët, të tre janë shumë të fortë. Kemi pesë lojtarë qendrore, por mund të luajnë tre. Ne besojmë shumë te Muci, Bajrami, Seferi, mund të luajnë në disa role. Laçi është një tjetër që mund të bëjë disa role, ky është e ardhja e futbollit. Ne provojmë të bëjmë më të mirën për këtë skuadër për këtë vend. Sa i përket rinovimit, forca jonë, energjia jonë, është përqendruar te ky Evropian.